Është anuluar miqësorja e kombëtares së Shqipërisë.
‘Kuqezinjtë’ do të luanin një testuese me kombëtaren e Armenisë, por kjo ndeshje është anuluar.
Situata e rënduar në Armeni ka bërë që të merret vendimi për anulim të ndeshjes.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 7 tetor, pra pas dy ditësh, në Jerevan.
Kujtojmë se Armenia është në një konfliktë-luftë me Azerbajxhanin.