Anulohet seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit, me kërkesë të Mitko Çavkovit

Seancat e caktuara për sot dhe nesër për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, janë shtyrë në kërkesë nga gjykata për deklasifikim të dëshmive nga MPB-ja pas kërkesës së të akuzuarit ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov.

Marketing

Gjykimi me siguri do të vazhdojë të mërkurën. Seanca e fundit për rastin e 27 prillit të vitit të kaluar është mbajtur të premten, ku janë paraqitur dëshmi materiale shtesë nga ana e palës mbrojtëse të Mitko Çavkovit, Sashko Dukovski.