Anulohet seanca publike e Apelit, Gruevski dhe avokatët kanë qenë në seancën për rastin “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot filloi dhe menjëherë u anulua seanca publike, në të cilën duhet të merrej vendim për ankimimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për gjykimin në rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e “Mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë eurosh.

Marketing

Arsyeja për shtyrjen e seancës është mungesa e të dënuarit Gruevski dhe katër avokatëve të tij, të cilët sipas kryetares së Gjykatës Penale Cvetanka Perishiq, sipas rregullores e kanë njoftuar gjykatën se do të marrin pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën Penale Shkup sot për lëndën “Dhuna në Qendër”, në të cilën Gruevski akuzohet gjithashtu.

Seanca është shtyrë për nesër.

Për rastin “Tank”, ish kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vite burg, ndërsa ish ndihmës ministri i MPB-së Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg.

Popovski sot i shoqëruar nga policia është sjellë në seancë në Gjykatën e Apelit nga burgu i Shutkës, ku vuan dënimin me burg.