Anulohet seriali i Meghan Markle në ‘Netflix’

Meghan Markle’s nuk po i prin fati i mirë.

Marketing

Sipas “Deadline”, seriali të cilin ishte duke e përgatitur për Netflix, është anuluar, transmeton Indeksonline.

Verën e kaluar u njoftua se Meghan dhe kompania e saj do të bënin një serial “Pearl”, ku roli kryesor do të ishte jeta e një vajze dymbëdhjetë vjeçare që përjeton aventura dhe frymëzohet nga gra të ndryshme të cilat kanë ndikim në histori.

Ideja thuhet se ishte nga Meghan.

“Ashtu si shumë vajza të moshës së saj, heroina jonë Pearl është në rrugë për të zbuluar veten teksa kapërcen sfidat e jetës së përditshme”, kishte thënë dukesha atë kohë.