Është anuluar takimi i sotëm i grupit punues për pajtim. Siç ishte planifikuar takimi duheshe të fillojë nga ora 11.30, ndërsa i njëjti kishte për qëllim të zgjedh kryetarin e këtij trupi punues.
Siç pritet ky grup do të ketë sfidën më të rëndë, sepse duhet të vendosin se si do të përfundojë procesi për pajtim i të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 Prill vitin e kaluar dhe me të, të arrihet konsensus i brendshëm.
Ky trup Punues është njëri nga tre të formuarit për qëllim efikasitetin e punës të trupit Koordinativ parlamentar për pajtim dhe integrim. Ndërsa dy grupet e tjerë janë përgjegjës për integrim dhe reforma.