Anulohet votimi në një vendvotimin në Gjorçe Petrov

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor morri vendim që të shkarkoj dhe të ndërmerr masa disiplinore kundër komisionit zgjedhor në vendvotimin 2564 në komunën e Gjorçe Petrovit.

Marketing

KSHZ ka vërejtur se në kutinë e votimit ka pasur tre fletëvotime më tepër se numri i përgjithshëm i votuesve. KSHZ njofton se në këtë vendvotim nuk do të votohet përsëri por do të zgjidhet komision i ri.

Në fshatin Gaber të komunës së Studeniçanit, ku dje nuk u votua për më shumë se 3 orë, KSHZ vendosi që të votohet në raundin e dytë, respektivisht me 5 maj.