Anxhela Peristeri, Besa dhe Marin sjellin “Rrena”

Tre emra të njohur të muzikës shqiptare, Anxhela Peristeri, Besa dhe Marin kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titullin “Rrena”, një këngë që sjell emocione të forta dhe një mesazh të thellë për mashtrimet dhe zhgënjimet në dashuri.

Marketing

Produksioni muzikor mban firmën e Unix, ndërsa muzika është realizuar nga Irkenc Hyka, i cili bashkë me Anxhelën ka shkruar edhe tekstin.

Për videoklipin e këngës është kujdesur Valon Aziri, i cili sjell një vizualizim elegant dhe të ndjeshëm që pasqyron thellësinë emocionale të këngës.

“Rrena” përfaqëson një ndërthurje të zërave unikë të tre artistëve, duke krijuar një bashkëpunim që padyshim do të jetë një nga hitet e kësaj vere.