Apasiev bën thirrje për radikalizim të opozitës

Kreu i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, thotë se video e Rexhepit tregon që ai po mbahet me dhunë, ndërkaq bën thirrje për radikalizim të opozitës.

Marketing

“Nuk e di nëse e keni shikuar videon. Më duket sikur robërit para ekzekutimit. Situata është e rrezikshme. Qytetarët duhet ta kuptojnë seriozitetin. Mendoj se kjo Qeveri nuk bie kështu, duhet radikalizim i gjendjes. Do të thotë radikalizim i opozitës. Protesta, bllokada, paralizim të Kuvendit. Nuk ka më shtëpi ligjdhënëse, pasi situata është 60-60. Ata me metoda të këtilla mund të arrijnë në 90 deputetë”, deklaroi mes tjerash Apasiev.