Kreu i së majtës, Dimitar Apasiev, u takua me ambasadorin e Rusisë në Shkup, Sergei Bazdnikin, në hapësirat e Kuvendit. Gjatë këtij takimi , ndër të tjera, ata diskutuan mbi mesazhin e famshëm me të cilin Ministri i Jashtëm Bujar Osmani i dha mbështetjen e tij Shteteve të Bashkuara në trajtimin e tensioneve në kufirin ruso-ukrainas .
Në këtë takim të parë zyrtar, u diskutuan sfidat me të cilat përballet vendi gjatë pandemisë me Covid-19, si dhe efektiviteti i procesit të vaksinimit të popullatës me vaksinën ruse “Sputnik V”, e cila iu ofrua autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut në muajin gusht 2020.
“U ngritën gjithashtu çështje me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, si dhe deklaratat e pamatura anti-ruse të Ministrit të Jashtëm – z. “Bujar Osmani, të cilët u vlerësuan si të panevojshme dhe provokuese dhe të cilat nuk kontribuojnë aspak në zhvillimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira ndërshtetërore,” u shprehën përmes një deklarate nga Partia e “Majta”përcjellë TetovaSot.
Duke u ndalur tek deklarata e ministrit Osmani, kreu i së majtës është shprehur në këtë takim se ajo deklaratë nuk shpreh vullnetin e shumicës së bashkëqytetarëve tanë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, me shpresën e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen midis dy popujve u shprehën nga e Majta.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u përplas me Ambasadën ruse në Shkup pasi kishte shkruar në Twitter se mbështet SHBA -në në aktivitetet për zvogëlimin e ndikimit agresiv të Rusisë,ndërsa ambasada ruse pati reaguar menjëherë.
“Maqedonia e Veriut plotësisht mbështetë dhe solidarizohet me masat e SHBA-së, si përgjigje ndaj aktiviteteve destabilizuese të Rusisë kundër Amerikës dhe aleatët tanë. Përmirësimi i sigurisë sonë kolektive është prioritet i yni”. u shpreh është kryediplomati Osmani.