(APEL URGJENT) Flora Gashi 21 vjeçe me FIBROZË CISTIKE, spitali në Shkup e lë në mëshirë të fatit

Flora Gashi 21 vjeçe, është një nga 3 pacientet me Fibrozë Cistike e shtrirë në Qendrën Klinike në Shkup, informon GAZETA.MK

Marketing

Flora ka pesë vite që lufton me këtë sëmundje të rrallë dhe shteti në këtë drejtim nuk e ndihmon, nuk ia siguron ilaçin adekuat.

Vajza 21 vjeçe Flora Gashi për momentin jeton me vetëm 19% frymëmarrje. Sipas informatave ka disa medikamente të cilat mund ta kurojnë këtë sëmundje, e të cilat fatkeqësisht nuk gjenden në Maqedoninë e Veriut, por mund të gjenden në vendet e Evropës.

Emri i medikamentit që i nevojitet Flora Gashit është Kalydeco Ivacaftor.

Në pamundësi për të siguruar medikamentin e lartëpërmendur, Flora kërkon ndihmën tuaj. Kush ka mundësi që të ndihmojë këtë vajzë që të marrë frymë lirishëm, njëjtë si të gjithë njerëzit tjerë mund të kontaktojën me familjen e saj në këtë numër të telefonit:

+389 70 875 604