Gjykata e Apelit e ka ulur 10 vite, denimin e 28 vjeçarit Angellçe Nikollov nga Velesi, i cili pati shtypur me veturë për vdekje 11 vjeçaren, në vendkalimin për këmbësorë. Në dhjetorin e vitit të kaluar, Nikollov duke drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi mbi të lejuarën, e kishte shkelur me veturë një vajzë në qendër të Velesit, dhe si pasoj ajo kishte ndërruar jetë. Madje Angellov pati ikur nga vendi i ngjarjes. Për këtë rast, ai nga Gjykata e shkallës së parë ishte denuar 18 vite burg. Mirëpo, gjykata e shkallës së dytë e ka ulur dënimin në 8 vite.
Denimi për Nikillov është ulur për të dyja veprat që atij i ngarkoheshin “vepra të rënda kundër siguris së njerëzve” dhe “mosdhënia e ndihmës për personin e lënduar gjatë aksidentit të trafikut”.
“Gjykata e Apelit e ka ndryshuar gjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore të Velesit nga 18 në 8 vite denim me burg. Sa i përket paraqitjes së ankesës, ajo ligjërisht është e pamundur, që nënkupton se ky vendim i Gjykatës së Apelit është i plotfuqishëm”, thonë nga Gjykata e Apelit Veles.
Me qenë se vendimi është final, Nikollov nga paraburgimi do të transferohet në hapësirën e burgut për vuajtjen e denimit me burg. Krahas denimit, Nikollov ka marrë edhe 5 vite ndalesë për të drejtuar makinë, e cila do të jetë efektive pas daljes së tij nga burgu.
28 vjeçari Angellçe Nikollov më 17 dhjetor, duke vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të papërshtatshme në rrugën “Boris Trajkovski” në qendër të Velesit, goditi me makinë nënën dhe vajzën e saj 11 vjeçare. Nga fuqia e goditjes, vajza e mitur ishte hedhur pothuajse në vendkalimin tjetër për këmbësorë të rrugës dhe kishte vdekur, kurse Nikollov aspak nuk ishte ndalur, por kishte vazhduar vozitjen me shpejtësi të madhe. Mercedesin e tij, policia e kishte gjetur menjëherë, kurse ai ishte paraqitur vetë, dy ditë pas aksidentit fatal.