Aplikacioni Telekom MK zhvillohet me funksione të reja

Abonuesit munden lehtë dhe onlajn t’i menaxhojnë të gjitha shërbimet fikse dhe celulare.

Marketing

Me aplikacionin Telekom MK, përvojë e lartë digjitale në të gjitha kompanitë e grupacionit Dojçe Telekom, Makedonski Telekom e zhvilloi atë që ekzistoi deri më tani – aplikacionin i cili është në dispozicion në pajisjet celulare përmes së cilit abonuesit munden lehtë dhe në çdo kohë t’i menaxhojnë shërbimet e tyre telekomunikuese.

Nevoja për zhvillimin e aplikacionit doli nga ideja abonuesit e Makedonski Telekom t’i marrin shërbimet e nevojshme në mënyrë të shpejtë dhe efikase, si rezultat i thjeshtimit të proceseve që është në drejtim të digjitalizimit të kompanisë.
Aplikacioni si vegël digjitale tani ka pamje moderne dhe funksionalitete të reja plotësuese me të cilat në mënyrë të rëndësishme përmirësohet përvoja abonuese.

Të gjithë abonuesit onlajn të Makedonski Telekom që do ta shfrytëzojnë aplikacionin kanë qasje të përmirësuar onlajn deri tek shërbimet fikse dhe celulare, do të mund ta shohin historikun e shpenzimeve të tyre, t’i shohin dhe paguajnë faturat, të rimbushin vauçer dhe të aktivizojnë paketa. Një prej risive është pagesa e shpejtë, e lehtë dhe e sigurt e faturave me kartela, pasi aplikacioni e memoron kartelën pagesore të abonuesit me ç’rast janë aplikuar standarde të larta të sigurisë.

Aplikacioni MK është kanal qendror për komunikim onlajn për punën e përgjithshme afariste të kompanisë dhe do të jetë në dispozicion për abonuesit privat (postpejd dhe pripejd), ndërsa së shpejti edhe për abonuesit afaristë. Aktivizimi i aplikacionit Telekom MK ofron përfitime të shumta për abonuesit pripejd, siç janë dyfish më shumë internet gjatë aktivizimit të paketave të internetit dhe Cool bonus përmes aplikacionit, 500 MB internet falas për çdo abonues që do të rimbush vauçer përmes aplikacionit. Gjithashtu, çdo abonues i ri i SIM kartelës pripejd prej 399 denarë mund të aktivizojë 1GB internet falas përmes aplikacionit Telekom MK. Në mënyrë plotësuese, me aktivizimin e paketës Travel&Surf Balkan përmes aplikacionit Telekom MK, abonuesit fitojnë 2GB internet për 699 denarë.
Ky është projekt i përbashkët i Dojçe Telekom dhe tani për tani aplikacioni i tillë për menaxhimin me shërbimet dhe produktet telekomunikuese është në dispozicion në pesë vende anëtare të Grupacionit, me çka abonuesve u mundësohet përvojë e njëjtë digjitale, pavarësisht se në cilin vend të familjes DT ndodhen.
“Në kohën në të cilën jetojmë veglat digjitale bëhen nevojë dhe përditshmëri për të gjithë ne. Inovacionet teknologjike ndodhin çdo ditë dhe nuk ekziston industri apo sferë e cila do të bëhet imune ndaj ndryshimeve të cilat do t’i sjellë digjitalizimi. Nga njëra anë duhet të thjeshtohen dhe të transformohen proceset afariste, ndërsa nga ana tjetër të ofrohen vegla digjitale të cilat do ta lehtësonin përditshmërinë e një njeriu modern.

Aplikacioni Telekom MK është pikërisht vegël e tillë, hapësirë personale prej ku menaxhohet me serviset Telekom, që tani edhe me funksionalitete të reja dhe akoma më shumë përfitime për abonuesit” – deklaroi Branko Stançev, Drejtor kryesor komercial për abonues privat.

Makedonski Telekom mbetet kryesues apo lider i digjitalizimit në shoqëri dhe në vazhdimësi punon në përmirësimin e proceseve me qëllimin final në mënyrë përkatëse t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për shërbime bashkëkohore dhe moderne të cilat i dikton jeta dinamike.

Marketing