Ballina Lajme Kosovë Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, reagon Vuçiç

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, reagon Vuçiç

Kosova nënshkroi këtë të mërkurë dokumentin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

Zyrtarizimi i procedurës u bë në një ceremoni të mbajtur në zyrën e Osmanit ku firmosën në dokument, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit serb ka thënë se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut, thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”.

Exit mobile version