Apostolakis: Të dyja palët t’i nxjerrin punët pozitive nga Marrëveshja e Prespës

Të kujdesemi që të zbatohet Marrëveshja e Prespës, ashtu siç është nënshkruar dhe të gjithë ne t’i nxjerrim punët pozitive nga ajo, thotë për MIA-n, ish-ministri i Mbrojtjes të Greqisë në qeverinë e SYRIZA-s dhe ish-shef i Shtatmadhorisë së armatës greke, Evangelos Apostolakis.

Marketing

Në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Apostolakis shpreh optimizëm se ndryshimet në Greqi nuk do ta pengojnë vazhdimësinë e bashkëpunimit, edhe pse konsideron se do të jetë e nevojshme pak kohë për adaptim, thotë se edhe dy palët besuan dhe arritën të fillojnë bashkëpunim mbrojtës, i cili shkon përpara.

Apostolakis në muajin janar, në qeverinë e SYRIZA-s erdhi në vendin e Panos Kamenos në Ministrinë e Mbrojtjes të Greqisë dhe gjatë vizitës së kryeministrit të atëhershëm Aleksis Cipras në Shkup, me Radmilla Shekerinskën nënshkruan Marrëveshje gjithëpërfshirëse për bashkëpunim në mbrojtje.
Zotëri Apostolakis, Ju kishit nderin, derisa ishit ministër i Mbrojtjes, të fillojë bashkëpunimi mbrojtës midis dy vendeve.

“Filluam një bashkëpunim i cili vlerëson se vazhdon, Konsiderova se është mundësi për të dyja shtetet që të fillojnë bashkëpunim, se mund t’i ndihmojmë njëri tjetrit, veçanërisht lidhur me forcat e armatosura, sepse ishte shumë me rëndësi të fillojë me disa punë dhe shumë shpejtë janë krijuar disa kontakte dhe hapa konkrete. Qëllimi ishte t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut sa më shpejtë që është e mundur të adaptohet dhe të lidhet, të bëhet anëtare e NATO-s, të ndihmojmë në çështjet e lidhura me sigurinë dhe të bashkëpunojmë në ato tema me të cilat përballemi si probleme të përbashkëta në rajon. Të dyja palët besojmë në këtë. Filluam shumë mirë. Shkon përpara…”

Marrëveshja e Prespës ka hasur në kritika edhe nga të dyja anët e kufirit të dy vendeve…

“Ajo që shpesh e them është se pavarësisht asaj që besojnë nga njëra ose pala tjetër për rezultatet pozitive nëse marrëveshja ishte e mirë ose e keqe, ajo që tani duhet ta bëjmë është që të gjithë ne t’i nxjerrim punët pozitive. Të kujdesemi që të zbatohet siç është nënshkruar dhe të jetë pozitive për të gjithë, e jo të helmohemi me atë nëse ishte e mirë ose e keqe. Aq vite e jetojmë këtë”.
Marrëveshja tani më është realitet…

“Po. Gjëja e vetme që duhet ta shohim është si të dalë diçka pozitive. Kjo është shumë me rëndësi”.
Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Ju personalisht jeni optimist se do të ketë vazhdimësi? A do të vazhdojë bashkëpunimi i filluar?

“Unë jam optimist se do të ketë vazhdimësi. Do të tejkalohen disa vështirësi. Është e nevojshme pak kohë që të ketë adaptim në situatën e re edhe njëra edhe nga pala tjetër. Mendoj se gjithçka do të jetë në rregull, sepse është e nevojshme dhe ashtu duhet të jetë”.