Apple ka dërguar ftesë për mediat për një aktivitet që do të mbahet në Nju Jork më 30 Tetor.
Zakonisht aktiviteti i Tetorit të Apple është fokusuar në produktet të cilat nuk janë prezantuar në aktivitetin e iPhone në Shtator.
Të gjithë po presin rifreskime të disa produkteve si disa modele Mac dhe iPad Pro.
Modelet e 2018-ës të iPad Pro pritet të adoptojnë një dizajn të ngjashëm me iPhone X pa një buton fizik, me kornizë ekrani më të hollë dhe sistem kamerash për teknologjinë Face ID.
Sipas spekulimeve nisur nga kostoja e lartë e ekraneve OLED, Apple ka vendosur të implementojë një ekran LCD për iPad Pro.
Përveç tabletit në radhës për tu përditësuar janë modelet 12-inç MacBook e sipas të dhënave paraprake Apple ka zhvilluar një laptop “low-cost” me ekran Retina.
Së fundi Mac Mini i pa përditësuar që prej 2014-ës thuhet se do të vijë me të reja në këtë aktivitet.