Apple ka prezantuar një iPhone të ri, iPhone 16e, që ofron funksione të inteligjencës artificiale (AI) me një çmim më të ulët se modelet e tij më të shtrenjta. Ky model ka të njëjtin procesor si iPhone 16, me mundësi të ngjashme memorie, por me disa specifika më të ulëta, përfshirë kamerën.
Pas një rënjeje të shitjeve të iPhone-ve në fund të vitit të kaluar, Apple shpreson që funksionet e përmirësuara të AI-së në një telefon më të përballueshëm do të ndihmojnë në përmirësimin e shitjeve, megjithatë analistët janë të kujdesshëm për ndikimin që mund të kenë këto mjete në rritjen e shitjeve.
iPhone 16e do të jetë i disponueshëm më 21 shkurt në 59 shtete. Çmimi do të jetë 599 dollarë, që është 200 dollarë më pak se iPhone 16, por më shumë se dyfishi i çmimit të iPhone SE kur u lançua në 2016.