Apple raportohet se do të zhvendos rreth 30% të prodhimit të iPhone jashtë Kinës

Apple po konsideron të lëvizë nga 15 deri në 30% të të gjithë prodhimit të iPhone nga Kina në vendet tjera dhe i ka kërkuar furnizuesve të tyre të mëdhenj të peshojnë kostot, thotë një raport.

Marketing

Lëvizja u shkaktua nga tensionet tregtare të SHBA-Kinës, njoftoi të mërkurën Nikkei.

Kina kishte thënë në maj se do të impononte një taksë prej 25% të mallrave të SHBA në hakmarrje kundër planit të Presidentit Donald Trump për të rritur tarifat për produktet e importuara nga Kina.

Analistët kanë parashikuar që kostoja e iPhone do të rritet deri në 14% si rezultat i lëvizjes – edhe pse CEO i Apple, Tim Cook në qershor, tha se ai “nuk parashikon” që kjo të ndodhë.

“Kinezët nuk kanë vënë në shënjestër Apple dhe unë nuk parashikoj që kjo të ndodhë, të jem i sinqertë”, tha Cook.

“Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë … e vërteta është, iPhone prodhohet gjithku. Dhe kështu, tarifa në iPhone do të dëmtonte të gjitha ato shtete.”

Duke cituar “disa njerëz”, Nikkei njoftoi të mërkurën se Apple dëshiron të mbështetet më pak në Kinë për telefonat e saj edhe nëse një tarifë tjetër kineze nuk i godet.

“Me ose pa raundin përfundimtar të tarifës 300 miliardë dollarëshe, Apple po ndjek trendin e madh [për të diversifikuar prodhimin],” tha një burim për Nikkei.