Apple rrezikon mungesa të produkteve drejt fundit të vitit

Apple ka paralajmëruar të gjithë konsumatorët e saj se mund të përballet me mungesa produktesh drejt fundit të vitit.

Mungesat me çipe nxitur nga pandemia e Covid-19 kanë prekur edhe Apple. Industritë nuk arrijnë dot të përballen me kërkesën e lartë për çipe për makinat, pajisjet elektronike dhe smartfonët.

Shefi ekzekutiv Tim Cook pranoi se mund të ketë mungesë me produktet që kanë çipin M1 si iPad Pro dhe iMac 2021. Madje mund të cënojë edhe fitimet e Apple të cilat ishin 54% më të larta sesa një vit më parë.

Marketing

Apple ka vënë re rritje të shitjeve të telefonëve, aplikacioneve dhe shërbimeve përgjatë pandemisë ndërsa konsumatorët shpenzojnë më shumë kohë duke punuar, blerë dhe zbavitur online. /PCWorld Albanian