Apple e ka të qartë se iMessage është një prej arsyeve kryesore që i pengon njerëzit të kalojnë në Android, prandaj shërbimi asnjëherë nuk është shfaqur në sistemin operativ të Google.
Kjo deklaratë vjen nga vetë punonjësit e Apple dhe disa drejtues të lartë të cilat u zbuluan në padinë e bërë nga Epic Games, krijuesit të Fortnite, si pjesë e betejës ligjore me prodhuesin e iPhone.
Në dokumentet gjyqësore shfaqet një koment i bërë nga zëvendës presidenti i softuerit të internetit Eddy Cue dhe zëvendës presidentit të inxhinierisë së softuerit Craig Federighi të cilët mbështetin këtë argument.
Pengesa kryesore e njerëzve nga largimi nga Apple është iMessage. Në një rast ekzekutivi i lartë i Apple Phil Schiller kishte thënë se ofrimi i iMessage në Android i dëmton më tepër ses ai ndihmon.
Përveç iMessage në gjykatë Epic citonte një seri shërbimesh që Apple i përdor për të mbajtur përdoruesit në ekosistemin e saj siç është Face Time. Ky shërbim ofrohet në iPhone, iPad dhe Mac po jo në një pajisje që nuk është Apple. /PCWorld Albanian