Arabët, bashkë me izraelitët kundër Turqisë në ishullin grek (FOTO)

Egjeu Lindor është kthyer tashmë në një territor që ngjan me një zonë lufte. Përveç anijeve ushtarake të Turqisë, Greqisë, SHBA-ve, Rusisë dhe Francës, ishujt grekë janë “pushtuar” edhe prej një numri të madh avionësh ushtarakë.

Marketing

Mediat turke janë shprehur të shqetësuara edhe për pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në stërvitjen e madhe mes SHBA-ve, Izraelit, Francës dhe Greqisë në ishullin e Kretës.

Arabët kanë dërguar disa avionë ushtarakë në Kretë, fotot e të cilëve u publikuan nga faqja e Ministrisë së Mbrojtjes. Më herët, Greqia lidhi marrëveshje ushtarake edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marketing