Arabët “të çmendur” pas Vinicius, ofrojnë 500 milionë euro për ta blerë

Vinicius Junior and Unai Garcia during Real Madrid vs Osasuna La Liga match on October 02, 2022 at Santiago Bernabeu Stadium in Madrid, Spain. Photo: Cesar Cebolla / ALFAQUI Madrid Santiago Bernabeu Stadium Spain Copyright: xCesarxCebollax/xALFAQUIx

Interesi i Arabisë Saudite për Vinicius është përfolur gjatë gjithë verës dhe vazhdon të jetë i tillë. Braziliani është i vetëdijshëm për këtë interes dhe çfarë i ofron futbolli saudit. Një ofertë prej një miliard eurosh për pesë vjet, përfshirë pagën dhe bonusin për të qenë fytyra e kandidaturës së Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2023.

Marketing

Oferta për Real Madridin nuk ka mbërritur zyrtarisht, por lajmet nuk kanë munguar. Pak javë më parë gazeta As pretendonte se Arabia Saudite do t’i paguante klubit 400 milionë euro, tani në El Chiringuito, Petón ka zbuluar se oferta do të ishte 500 milionë euro.

Real Madridi, nga ana e tij, ka një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje: kushdo që dëshiron Vinicius, duhet të paguajë një miliard euro, klauzolën e tij të lirimit. Madrilenët s nuk planifikojnë ta shesin brazilianin dhe pavarësisht të gjitha thashethemeve, janë të qetë sepse nuk e shohin atë të largohet këtë verë, sipas burimeve në klub për Mundo Deportivo.

Marketing