Arabia Saudite hakoi njeriun më të pasur në botë Jeff Bezos?

Një hetues i udhëheqësit të Amazon, Jeff Bezos, thotë se Arabia Saudite ka hakuar telefonin e Bezos dhe i është qasur të dhënave te tij.

Marketing

Gavin de Becker ishte punësuar nga Bezos për të gjetur se si mesazhet e tij private u zbuluan në tabloidin “National Enquirer”.

De Becker e lidhi hakimin e mbulimit të Washington Post për vrasjen e shkrimtarit saudit Jamal Khashoggi me Konsullatën Saudite në Stamboll.
Arabia Saudite ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime.

Bezos ka në pronësi Uashington Post.
De Becker tha se ai i kishte dorëzuar gjetjet e tij zyrtarëve federalë të SHBA-ve.