Arabia Saudite ofroi 300 mijë euro për mesfushorin shqiptar, Trabzonspori e refuzoi

Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi mund të largohet nga Trabzonspor gjatë kësaj merkatoje, por vetëm nëse ka ndonjë ofertë serioze.
Mediat turke raportojnë se skuadra e Superligës së Turqisë mori një ofertë huazimi nga një klub i Arabisë Saudite, shkruan Lajmi.net

Marketing

Oferta ishte 300 mijë euro për një sezon, pra në formë huazimi por që u refuzua nga skuadra turke.

Enis Bardhi luajti një sezon në Superligë dhe shënoi gjashtë gola në 30 paraqitje. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon në 4.7 milionë euro dhe një ofertë me këtë vlerë, mund ta bëjë skuadrën e Trabzonit ta pranonte.