Arba Kokalari me post të rëndësishëm në BE kundër dhunës ndaj grave

Arba Kokalari shqiptarja e parë që ka siguruar një vend në Parlamentin Evropian do ta udhëheq punën në BE për të ndaluar dhunën ndaj grave.

Marketing

Kokalari e cila jeton në Stokholm të Suedisë këtë lajm e bëri të ditur me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook.

“Unë jam emëruar zëvendës-presidente e Parlamentit Evropian për PPE (Partia Popullore Evropiane), që është anëtari më i madh i Parlamentit Evropian. Në komision, unë do të jem raportuese përgjegjëse dhe do të udhëheq punën e pranimit të BE-së në Stamboll, e që është një mbrojtje për ndalimin e dhunës ndaj grave”.

” Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm. Suedia tashmë ka nënshkruar konventën. Tani është koha për të gjithë BE ta bëjë atë”, ka shkruar ajo.

Marketing