Gazetarja Arbana Xharra i ka reaguar ashpër kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari për një takim që ky i fundit ka pasur me Mahmoud Alnajadi, që është drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt.
Xharra ka pyetur se kush është ky përfaqësues i Lindjes së Mesme me aq rëndësi sa për të pozuar krah fotografisë së heroit kombëtar.
“Ne sfond po shkruan, “Qeverisje e mire dhe transparente”. Kush eshte ky perfaqesues i Lindjes Mesme me aq rendesi sa per te pozuar me te krah forografise se heroit tone? Per cfare ka ardhe ne Kosove, investime ekonomike? Ndertime te xhamive? Apo per cka? Mos e njollosni figuren tone kombetare Adem Jashari. Familja Jashari eshte sakrifikuar per liri e kauze kombetare e jo per fe. Turp!”, ka shkruar ajo.
E Alnajad, siç ka potencuar Bekim Jashari me anë të një postimi të mëhershëm në Facebook, është donator në kuadër të Organizatës që ai udhëheq për ndërtimin e një objekti për personat me nevoja të veçanta.
“Personat me nevoja të veçanta të Komunës Skenderaj, brenda një viti do të kenë qendren e tyre rehabilituese me një objekt modern, me salla të rehabilitimit fizik, trajtimit psiko-social, trajnimit dhe përgatitjes së tyre profesionale për tregun e punës. Kjo u konfirmua sot në takimin që kisha me, z. Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt dhe drejtorin e shoqatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj”, ka shkruar Jashari.
Xharra kritikon ashpër Bekim Jasharin për fotografinë me përfaqësuesin nga Lindja e Mesme.