Arben Agolli, kandidat i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të komunës së Dibrës

Aleanca për Shqiptarët më 21 prill  në garën për kryetar të komunës së Dibrës do të marrë pjesë me doktorin Arben Agolli, pediatër i njohur. Kjo, ashtu siç citohet në kumtesën e degës partiake, është vendosur  në Kuvendin e mbrëmshëm të degës së partisë në Dibër.

Marketing

“Në Kuvendin zgjedhor në prani të 59 prej 65 delegatëve njëzëshëm  për kandidat të kryetarit  të komunës së Dibrës ishte zgjedhur dr. Arben Agolli. Paraprakisht, për aktivitetet e degës së Dibrës për periudhën mes dy kuvendeve raport dorëzoi Ilirjan Fetahu, kryetar i degës, derisa për gjendjen aktuale në vend dhe vlerën e zgjedhjeve të dyfishta ka folur Surija Rushiti, deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët”, citohet në kumtesë.

Agolli ishte në garë për kryetar të komunës së Strugës edhe në zgjedhjet lokale të kaluara në vitin 2017, kur në rrethin e dytë me rezultat të ngushtë ishte zgjedhur Ruzhdi Lata për kryetar komune,  i cili pas një kohe të shkurtër  nga sëmundja e rëndë vdiq në nëntor të vitit të kaluar.