Arben Llalla: Shqiptarët të distancohen nga kjo VMRO

Shkruan :Arben Llalla

Marketing

Me protestën e fundit në Shkup tek Sheshi Skënderbeu VMRO e Mickoskit vërtetojë se është parti ekstremiste nacionaliste që i përketë shekujve të shkuar. Një parti që mundohet të ndërtojë identitetin e saj duke shkelur me dhunë mbi identitetin kombëtar shqiptar. Përfundimisht VMRO dhe Mickoski siguruan edhe 4 vite të tjera të mbeten të vetmuar në opozitë bashkë me partnerët e tyre luliputë apo parti sezonale. Partitë shqiptare qoftë në pushtet apo opozitë do gjejnë forca për të tejkaluar këtë situatë tragjike dhe do i thonë: Stop VMRO! Me të tilla veprime nuk mund të bashkëpunojmë, nuk mund të vini në pushtet duke ofenduar e dhunuar çdo gjë shqiptare, ka vdekur ajo kohë. Shqipëria dhe Maqedonia përfundimisht i kanë hipur trenit të BE dhe askush se ndal më këtë tren. VMRO nacionaliste tregojë edhe njëherë se nuk është reformuar, nuk ka bërë hapa përpara për ti treguar opinionit ndërkombëtar dhe të brendshëm se është e ndryshme nga ajo VMRO e Gruevskit dhe e Mihallkovit. Ngjarje më interesante do vijnë pas këtyre protestave në Shkup me prapavija të errëta trubulluese. Shqiptarët në Maqedoni duhet të ruajnë gjakftotësinë nga kurthet e tilla që janë gatuar në Moskë, të mos jenë indiferentë e spektator. Ata duhet të jenë aktivë, garantues të paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Maqedoni por edhe në Ballkanë. VMRO e Mickoskit kërkon ti bëj kurban shqiptarët për të realizuar projektet e saja prandaj duhet të distancohen nga bashkëpunimi me këtë parti çdo indivë dhe parti shqiptare si në Tiranë ashtu edhe në Shkup.