Arben Ramadani është kryerevizori i ri i Fondeve IPA

Arben Ramadani është kryerevizori i ri i Fondeve IPA. Qeveria e emëroi në këtë post, pasi shkarkoi Afrona Vërzivollin, e cila nuk kishte certifikatë për ushtrimin e këtij funksioni.
Revizori Ramadani, ka diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore në drejtimin për Financa dhe Biznes.
Tanimë 14 vite është i punësuar në institucionin i cili është përgjegjës për të kontrolluar menaxhimin dhe shpenzimin e fondeve që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë së Veriu nëpërmjet programit IPA. Fillimisht, prej vitit 2010 deri në vitin 2012-të ka ushtruar detyrën e revizorit më të ri për kompomentën IPA 5, ndërkaq më pas si revizor i autorizuar shtetëror. Prej vitit 2020 deri në vitin 2024 ka ushtruar detyrën e revizorit të lartë, ndërkaq së fundmi ushtron detyrën e revizorit të pavarur për avancim të revizionit.
Ramadani, prej vitit 2019-të është edhe kontabilist i autorizuar.

Marketing

Rikujtojmë që vetëm 10 ditë pas emërimit të kryerevizorit për fondet IPA, Qeveria u detyrua ta tërheqë vendimin emërimin e Vërzivollit, për shkak të reagimeve për mungesë të kualifikimit përkatës për këtë funksion.
Antikorrupsiuoni hapi lëndë për emërimin e Vërzivollit pasi deri tek ata është dorëzuar paraqitje anonime se person joadekuat është vendosur në pozitën e kryerevizorit të fondeve të BE-së. Jozyrtarisht edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian shqyrtonte nëse Qeveria kishte vendosur kuadër përkatës në këtë pozitë.

Nga Qeveria, theksuan se është me rëndësi thelbësore që t’i kushtohet vëmendje hulumtimit dhe zbulimit të abuzimeve të fondeve të BE-së që kanë ndodhur në të kaluarën. Këto abuzime, sipas qeverisë, jo vetëm që kanë lënë gjurmë në dokumentacion, por gjithashtu kanë bërë që Zyra Evropiane për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) të kërkojë kthimin e disa milionë eurove nga shteti./ALSAT