Arben Taravari i përgjigjet Zaevit për Mickoskin

Deklarata e Zaevit se Mickoskin në Gostivar mund ta ketë përqafuar vetëm Taravari ose shefi i tij i kabinetit e askush tjetër, ka shkaktuar reagimin e këtij të fundit i cili në profilin e tij në Facebook në mënyrë eksplicite ka shkruar: “Zaevit nuk i pengon arratisja e Gruevskit, as liria e Veljanoskit e as burgu i Feta Alimit, por është kapur për Gostivarin”.

Marketing

Ndërkohë kryeministri, njëherë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën e sotme për emisionin 360 gradë në Alsat duke folur për deklaratën e djeshme të rivalit të tij kryesor, kreut të VMRO-DPMEN-së opozitare Hristijan Mickoski se gjatë vizitës në Gostivar, shqiptarët e kanë përqafuar dhe kanë deklaruar se do të votojnë për VMRO DPMNE-në, Zaev tha se me siguri që Mickoski është përqafuar me kreun e kësaj komune, Arben Taravari ose me shefin e kabinetit të tij.