Aleanca për Shqiptarët është mbledhur në Kumanovë
Debaton se si më tutje si parti politike dhe çfarë u duhet shqiptarëve në këto momente.
Lideri i Partisë, Arben Taravari e ka thirrur këtë takim, ndërkaq ministri në shkarkim, Azir Aliu tha se shumica e kuvendarëve tashmë janë në Kumanovë.
Taravari nuk u deklarua para mediave para mbledhjes, megjithëse në facebook shkroi:
“Kumanova thyen rekordet!
Kaq shumë njerëz ka sa të gjitha pritshmëritë tona janë tejkaluar!
Ndryshimi ka nis e sot Kumanova e prin!”.