Arben Taravari me porosi për qytetarët

Ish-ministri i shëndetësisë, dr. Arben Taravari ka përcjellë një porosi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar.

Marketing

“Qytetarë të nderuar! Në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit COVID-19 ose ndryshe coronavirus-it, do ju udhëzoja me insistim që gjatë fundjavës të qëndroni në shtëpi! Aktualisht nuk ka asnjë terapi apo vaksinë që e lufton këtë virus. Armët qëndrojnë në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë tonë! Qëndroni në Shtëpi!”, ka shkruar doktor Arben Taravari, që aktualisht është kryetar i Gostivarit.

Marketing