Arben Taravari, nga një “Hero” në një “Xhelat” për Gostivarin!

Politikani më jokonzistent dhe më keqpërdorues i sitatës që nga ditët e para të Pandemisë Sars-CoV-2, qoftë në taborin politik shqiptatar apo madedonas, pa dyshim që është Arben Taravari, i cili për fat të keq vjen nga fusha e mjekësisë, por për qëllime të poentimit politik dhe manipulimit me opinionin publik brenda kësaj kohe ka bërë deklarata dhe veprime më kontraverse.

Marketing

Ky konstatim bëhet plotësisht i besueshëm kur bëhet një rikapitulim i deklamrimeve dhe veprimeve të tij publike.

“Masat e Qeverisë për mbrojtje nga pandemia të vonuara”, ky është prononcimi i fundit publik rreth situatës me pandeminë, dhe deklarata u dha me datë me 17 Gusht – 2021. E jo më larg se 1 apo dy javë në Gostivar organizoheshin koncerte e manifestime të tjera me pjesëmarrje masive të popullatës.

E pikërisht kjo deklaratë kontraverse e Taravarit u bë jo më larg se një muaj kur ai dhe ekipi i tij po promovinin fushatën turistike “Zgjidh Gostivarin” që u shoqërua me dhjetëra evenimente publike me pjesëmarrje masive të popullatës.

“Tani! Gostivar! 3000 veta! Festojnë. Koncert Gjigand! Po ndodh në #Gostivar”, qëndron në postimin e tij në Fejsbuk që mban datën 21 Korrik. E organizimet e tilla nuk ishin të pakta. Vetëm nga organizatorët e koncerteve komerciale, drejtori i NPEOS “Rinia”, Arben Idrizi dhe aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Egzon Azizi u realizuan tre aktivitete të tilla me pjesëmarrje masive të rinisë.

Që këtë sjellje të matur jo mirë nga ana e tij, edhe pse mjek me profesion, ta vuluse si papërgjegjësi totale institucionale e shoqërore, Taravari me datë 27 Korrik zyrtarisht propozon shtim të orarit të punës për objektet gastronomike.

Dhe, sa për ta hedhur fajin tjetër kund, ashtu siç ka vepruar që nga fillimi i marrjes me politikë, u arsyetua në opinion që Pushteti Lokal nuk paska pas kompetenca të ndalon apo lejon organizimin e evenimenteve të tilla, duke tentuar të manipulon opinionin ndër sy dhe duke kaluar në heshjte propozimin për shtim të orarit të punës nga ana e tij, madje duke u thirrur në kompetencat ligjore që ia garanton ligji në fuqi.

“Heroi i qytetit”, me vetëdije banorët e Gostivarit i çoi drejt katastrofës pandemike, duke kaluar tani nga një hero në një “xhelat” për qytetarët e Gostivarit.

Sot, Gostivari është qyteti me më tepër infektime në kokë banori. Gostivari me më pak se 80.000 banorë (statistika e vitit 2002), të enjten (19.08.2021), numëroi 216 persona të infektuar me CoVid-19 dhe Shkupi me mbi 500.000 banorë 353 raste. Nisur nga numri i popullsisë, Gostivari radhitet i pari në Maqedoninë e Veriut por edhe në Ballkanin Perendimor dhe më gjerë.

Pse ndodh kjo, sepse Gostivari ka një kryetar komune i cili kalkulimet politike i dalin më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, sepse Gostivari tash e katër vite drejtohet nga një kryetar komune i cili me trup është në Gostivar e me mendje në Shkup.

Në këtë fundmandat, është momenti i duhur që qytetarët e Gostivarit ta lirojnë nga obligimi që ia dhanë. Sepse, edhe ashtu kurrë nuk e bëri me dëshirë dhe punën e kryetarit e pranoi për kalkulime politike. Në fillim të mandatit tha që e detyruan të kandidont, në mes të mandatit tha që kurrë nuk do të rikandidonte, dhe në fund, përsëri e detyruan të rikandidohet. Sa absurde aq perfide qasja e tij në politikë, dhe aq më tepër si kryetar komune. Gostivari e paguajti rëndë aventurën e tij politike në këto katër vite. Është momenti i fundit që ky megaloman dhe demagog të pensionohet politikisht një herë e përgjithmonë.(Gostivarisot.mk)