Arben Taravari sfidon Ali Ahmetin në garën për President

Në një status në rrjetin social Facebook, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kandidat për President i koalicionit opozitar VLEN, ka ftuar publikisht z. Ali Ahmeti të pranojë sfidën e garës për President të Republikës.

Marketing

“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur z. Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”- shkruan Taravari në rrjetin social Facebook

Pas shpalljes së kandidaturës së Arben Taravarit, media të afërta me BDI njëherë paralajmëruan se z. Bujar Osmani do t’i futet garës për president dhe pastaj vetë z. Ali Ahmeti. Arben Taravari deri më tani disa herë e ka sfiduar z.Ali Ahmeti që t’i futet garës, por ftesat e tij kanë ngelur pa përgjigje.

Marketing