Arben Taravari shtron pyetje për Vuçiqin dhe Ahmetin

Pas deklaratës së djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta fitojë në zgjedhje Ali Ahmetin dhe ta rrëzojë BDI-në në mënyrë që të qeverisë vet ai, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i parashtron disa pyetje të cilat i dinë dhe mund të përgjigjen vetëm Aliu dhe Aleksandri.

Marketing

1. Prej kur Ali Ahmeti është në interesat serbe aq shumë madje sa atë ta cilësojnë si lider të Maqedonisë?!

2. Mirë Artan Grubi është në krizë ankthi dhe e kuptojmë që i flet deliri kur blasfemon duke e vendosur Ali Ahmetin në pozitat e Zotit…por Vuçiq?

3. Pse ta përjetojë me kaq ankth humbjen e pritshme të Ahmetit?

4. Si ka mundësi që një serb si Vuçiq që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët(përjashto disa nga Shqipëria), t’i bëj fushatë Ali Ahmetit?