Arben Taravari është kandidati për president i LEN.
Bisedimet e sotme u konkluduan me emrin e tij, pas bisedimeve brenda kësaj lëvizjeje që grupon Lëvizjen Demokratike, Besën dhe Alternativën.
Taravarit kjo ftesë i ishte shtruar ditë më parë, si një figurë që do të barte ndryshimin e nisur, siç thoshin nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, e cila së fundi përfshiu në të edhe vetë kreun e Aleancës për Shqiptarët Taravari.
Këto lëvizje erdhën pasi Taravari shprehu publikisht qëndrimin e tij që të mbështeste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare opozitën shqiptare. /Alsat.mk