Arbër Ademi: Fronti Evropian sonte do të jetë dëshmitar i fitores historike

Pas përfundimit të procesit të votimit, Arbër Ademi nga Fronti Evropian tha se procesi i zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Ai ka falënderuar çdo votues që ka votuar për ta dhe ka dënuar opozitën e cila sipas tij, me propagandë dhe lajme të rrejshme ka dashur të mbjellë frikë tek votuesit gjatë ditës së sotme.
“Fronti Evropian sonte do të jetë dëshmitarë i fitores historike, e cila do ta vulos të ardhmen evropiane të vendit, kthim prapa nuk do të ketë ngase vullneti i qytetarëve është parasegjithash. Fronti Evropian do të mbetet besnik i vullnetit të votuesit. Fitorja sonte është e jona, e atyre që i thanë Jo Rusisë dhe Po Evropës”, tha Arbër Ademi.

Marketing