Arbër Ademi iu drejtua të rinjëve në Konferencën e 18-të Ndërkombëtare të Rinisë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi sot iu drejtua të rinjëve në Konferencën e 18-të Ndërkombëtare të Rinisë: Vlerat evropiane për të ardhmen e vendeve të Evropës Juglindore.

Marketing

Arbër Ademi theksoi se është e nevojshme të vazhdohet më tej me ndërtimin e partneriteteve midis institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile të të rinjve dhe atyre që punojnë me të rinjtë për të siguruar pjesëmarrje aktive të të rinjve dhe përfaqësim adekuat të pikëpamjeve të tyre në zgjidhjen e problemeve.

Ai vlerësoi se të rinjtë janë hallka më e rëndësishme në sistem, kurse investimet tek ata janë investime për një të ardhme më të mirë të çdo vendi.

Gjithashtu, Ademi porositit që të vazhdohet edhe më tej së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të bukur për të gjithë ne.

Marketing