Duke komentuar mbledhjen e Kryesisë Qendrore që do të mbahet sot në Reçicë të Vogël, pjesëtari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi ka deklaruar se në të mund të diskutohet edhe për çështjet eventuale të cilat mund ta përcaktojnë veprimin politik të ardhshëm të partisë, transmeton Portalb.mk.
“Bashkimi Demokratik për Integrim ka aktivitete të zakonshme dhe sigurisht se, do të shqyrtohen të gjitha çështjet e hapura politike, ose çështjet eventuale që mund të përcaktojnë veprimin tonë politik në të ardhmen. Nuk jam anëtar i Kryesisë, por me siguri mund të hapet çfarëdo qoftë teme që Kryesia vlerëson se duhet të diskutohet”, tha Ademi.
I pyetur se a do të diskutohet për rastin “Reket”, Ademi tha se, ajo është çështje e organeve të drejtësisë dhe se, nuk pret që ajo ta ndikojë hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.
“Unë pres vetëm rezultate pozitive për shtetin tonë, sepse me të vërtetë kemi punuar shumë gjatë kësaj periudhë. Mendoj se ajo është çështje e prokurorisë, e organeve të drejtësisë këtu te ne dhe nuk duhet të lidhet me periudhën që e pret shtetin tonë”, tha Ademi.
Përndryshe, sot, me fillim në ora 15:00, në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qendrore të partisë. Siç njoftuan nga BDI-ja, në të do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike në vend si dhe rreth organizimit brendapartiak në vigjilje të Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Download WordPress Themes FreeDownload Best WordPress Themes Free DownloadDownload WordPress ThemesDownload Best WordPress Themes Free Downloadfree download udemy paid coursedownload samsung firmwareFree Download WordPress Themesudemy paid course free download