Ministri i Arsimit dhe Shkencës, deputeti i ri në Kuvendin e RMV-së nga zgjedhjet e 15 korrikut, Arbër Ademi, nesër nuk do të mund të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit.
Ministri Ademi këto ditë po ballafaqohet me covid-19 dhe është në vetizolim!
Javë më parë Arbër Ademi pas simptomave me temperaturë dhe ethe dhe pas testimit për covid-19, rezultoi pozitiv!
Mirëpo gjendja e tij tani është përmirësuar dhe shumë shpejtë pritet ti kthehet aktiviteteve. Bashkë me Ademin, pozitiv me covid19 kanë rezultuar edhe babai dhe vëllau i tij, e që edhe gjendja e tyre shëndetësore tani është e përmirësuar nga simptomat që kishin në fillim me ethe dhe temperaturë!
Ndryshe, Arbër Ademi vjen si deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Zona Zgjedhore 2.