Arbër Ademi organizon debat publik për propozim Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka organizuar debat publik me përfaqësuesit e sektorit civil për propozim Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Marketing

Debati është zhvilluar në një atmosferë pozitive ku përfaqësues të ndryshëm të sektorit civil dhe të shoqërisë në përgjithësi që ishin pjesmarrës në debat kanë shprehur mendimet dhe sygjerimet e tyre lidhur me propozim-Ligjin në fjalë.

Pjesmarrësit janë ndarë të kënaqur nga ky debat me shpresë se bashkërisht do të arrihet më e mira për të gjithë shoqërinë në përgjithësi.

Depueti Ademi gjithashtu ka theksuar se mendimi i sektorit civil dhe të gjithë aktorëve tjerë të shoqërisë është i rëndësishëm gjithmonë për neve politikanët e veçanërisht nëse bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane po organizojmë këtë shqyrtim public me të vetmin qëllim që të dëgjojmë pikëpamjet, mendimet e të gjitha palëve të interesuara para se gjithash të shoqërisë civile megjithëse bëhet fjalë pothuajse për të njejtin tekst të Ligjit e cila u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, por megjithatë kjo nuk na privon nga aktiviteti yne i sotëm që të dëgjojmë mendimin e gjithësecilit me qëllim që të përmirësojmë përmbajtjen e tekstit dhe të nesërmen në Komisionin për Çështje Evropiane të diskutojmë dhe shqyrtojmë amandamentet të cilët gjatë ditës së djeshme janë propozuar nga gurpet parlamentare respektivisht nga deputetët, uroj që të kemi një diskutim të frytshëm që ditën e nesërme të mund edhe si Komision të propozojmë ndonjë amandament nga ajo që do të rrjedhë sot nga ky shqyrtim publik.” – ka deklaruar para mediave deputeti Arbër Ademi.