Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka njoftuar nxënësit se prej nesër “TV-KLASA” do të emetohet në mënyrë intenzive. Më shumë orë për më shumë gjenerata të nxënësve, si dhe ka njoftuar lidhur me orarin e ditës së nesërme.
“Të dashur nxënës dhe prindër,
Programi edukativ “TV KLASA” në RTVM2 prej nesër do të vazhdoj të emetohet në mënyrë intenzive. Më shumë orë për më shumë gjenerata të nxënësve.
Dituria është hallka më e fuqishme për suksesin personal dhe për këtë qëllim edukimi nuk duhet të ndalet! Mos e lëshoni mësimin në “TV-KLASA”
Orët mësimore në lëndët Shoqëri (klasa I dhe IV), Matematikë (klasa e II), Gjuhë Shqipe (klasa III) në gjuhën shqipe do t’i zhvillojnë mësueset, Esma Fazlija dhe Mirvete Rama nga SHF “Hasan Prishtina”, komuna e Çairit.
Shkenca Natyrore (klasa V dhe VI) do t’i zhvillojë mësuesi, Harun Neziri nga SHF “Hasan Prishtina”, komuna e Çairit.
Matematikë (klasa VII) do t’i zhvillojë mësuesi Xhelal Ramadani nga SHF “Hasan Prishtina”, komuna e Çairit.
Kimi (klasa VIII dhe IX) do t’i zhvillojë mësuesi, Mevlud Bajrami nga SHF “Hasan Prishtina” , komuna e Çairit.” – ka njoftuar ministri Arbër Ademi.