Arbër Ademi: Taravari e ka të vështirë për ta partizuar arsimin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka reaguar lidhur me pretendimet e kreut të Gostivarit, Arben Taravari i cili në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Administrative vlerëson se gjëja ministri nuk paska të drejtë për marjen e kompetencave në arsim në komunën e Gostivarit.

Marketing

Ministri Arbër Ademi në reagimin e tij në fejsbuk, porosit Taravarin se veprimet e paligjshme dhe shkarkimet e paligjshme të drejtorëve të shkollave, të konstatuara nga Inspektorati i Arsimit dhe Komisioni i shkallës së dytë nuk mund të mbulohen dhe se Taravari si dhe çdokush tjetër e ka të vështirë për ta politizuar dhe partizuar arsimin dhe për të emëruar drejtor madje pa fakultet, siç emëroi Taravari para marrjeve të kompetencave, përshkak edhe të Ligjit të ri në arsimin fillor, si dhe përshkak përpjekve të parreshtura për të qenë parësore profesionalizmi.

Ja reagimi i plotë i ministrit Ademi:

Veprimet e paligjshme dhe shkarkimet e paligjshme të drejtorëve të shkollave nga Kryetari i Komunës së Gostivarit të konstatuara nga Inspektorati i Arsimit dhe Komisioni i shkallës së dytë nuk mund të mbulohen.

Aktgjykimi i Gjykatës Administrative në asnjë moment nuk thotë se Kryetari i Komunës së Gostivarit ka vepruar në mënyrë të ligjshme.

Gjykata ka aprovuar padinë për arsye se, sipas tyre, disa shkresa kanë munguar, gjegjësisht nuk janë dorëzuar në tërësi, e disa të tjera nuk kanë qenë të lexueshme për gjykatën (megjithëse janë dorëzuar të gjitha shkresat në formë të rregullt), andaj skanë mundur ta konstatojnë bazën e aktvendimit për marrjen e kompetencave.

Në bazë të këtij vendimi, MASH mund të sjellë përsëri vendim të njejtë apo të parshtroj ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Ne u përcaktuam për opcionin e dytë dhe në ditën e hënë është dorëzuar ankesa me të gjitha shkresat e lëndës, dhe se sigurisht se drejtësia duhet të shkoj në vend.

Z. Taravari dhe çdokush tjetër e ka të vështirë më në tentativat për të politizuar dhe partizuar arsimin dhe për të emëruar drejtor madje pa fakultet, siç emëroi para marrjeve të kompetencave, përshkak edhe të Ligjit të ri në arsimin fillor, si dhe përshkak përpjekve të parreshtura për të qenë parësore profesionalizmi. – ka shkruar Ademi.