Arbër Krasniqi publikon këngën e re

Kantautori i njohur, Arbër Krasniqi ka publikuar këngën “I Should Have Been There”.

Marketing

Projekti është shkruar dhe kompozuar nga kompozitori amerikan, Ian Luck, i cili gjithashtu ka ekzekutuar në kitarë. Ndërsa, vet protagonisti i këngës, Arbëri ka bërë po ashtu ‘mixed’ dhe ‘master’ e këngës.

Ky është bashkëpunimi i dytë me autorë amerikan të cilin ai e ka realizuar.

Projektit “I Should Have Been There” (Do te duhej te isha aty) vije pas këngës “Willow Tree” (Shelgu), për tekstin e të cilës e kujdes tekst shkruesja amerikane, Dee, si dhe zërat përcjellës i solli grupi “West End Junction”.

Ndërsa, krahas këndimit, Krasniqi kompozon edhe muzikë filmi, me të cilat ka marrë pjesë edhe në festivale kombëtare e ndërkombëtare.

Këngën më të re “I Should Have Been There” tashmë mund ta dëgjoni në kanalin e tij në YouTube, dhe në të gjitha platformat muzikore si Spotify dhe iTunes.

Marketing