Arbër Zajmi: Halil Snopçe deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës

Në një postim në rrjetin social Facebook, Arbër Zajmi nga Levizja Vetvendosje tregon se ka marë konfirmimin nga Alicia Kearns, se deputeti i Aleancës për Shqiptarët në parlamentin e RMV-së, Halil Snopçe është deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës e kritike ndaj Serbisë.

Marketing

“Thirrje për deputetët që e kanë ende një fije ndërgjegje kombëtare.

Sot erdhi konfirmimi nga Alicia Kearns se deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës e kritike ndaj Serbisë, është Halil Snopçe i “Aleancës për Shqiptarët”. Z. Snopçe përveçse deputet dhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është profesor universitar i matematikës së aplikuar.

Falemnderit z. Snopçe, shpresojmë që edhe të tjerë deputetë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi, t’i bashkangjiten letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”.- shkruan Arbër Zajmi në rrjetin social Facebook.