“Arbitri gaboi rëndë ndaj nesh”, Ancelotti: E paprecedentë, Bellingham nuk bëri asgjë të keqe

Real Madrid u ndal në barazim 2-2 me Valencian në transfertë. Një sfidë që nuk kaloi pa kontestime, pasi arbitri ndali lojënpak sekonda se të shënohej edhe goli i 3-të nga madrilenët. Në këtë mënyrë goli i 3-të që do të rezultonte edhe i fitores nuk llogaritet dhe arbitri kryesorë gil Manzano vërshëlleu fundin e sfidës, teksa nuk nguroi t;i jepte edhe karton të kuq Jude Bellingham.

Marketing

Diçka e tillë shkoktoi mjaft polemika dhe nervozizëm. Pas kësaj sfide Carlo Ancelotti ishte mjaft i irrituar dhe theksoi se arbitri gaboi rëndë ndaj tij, ndërsa më shumë keq i vjen për ndëshkimin me karton të kuq të anglezit.

“Nuk kam shumë për të thënë sepse ndodhi diçka e paprecedentë dhe që nuk e kisha hasur kurrë më parë në karrierën time. Pasi portieri kundërshtar largoi topin, arbitri edhe mund ta mbyllte ndeshjen në atë moment. Por, e la lojën dhe ne e morëm sërish në zotërim topin, mendoj se gaboi rëndë.

Edhe më shumë keq më vjen për kartonin e kuq ndaj Bellingham. Ai nuk i tha asgjë të keqe arbitrit, thjesht theksoi se goli ishte i rregullt dhe e vërteta kjo është. Jemi të mërzitur dhe të inatosur. Por, na duhet të qetësohemi sepse duke parë klasifikimin, ende mund ta bëjmë gjumin të qetë”, u shpreh Ancelotti.