Pastro shtëpinë tënde sa të duash, por parqet mos na i dëmto!!!
Jo vetëm në një park por sot ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” në bashkëpunim me Komunën e Çairit kanë larguar nga parqet mobilje të vjetra, material ndërtimor, mbeturina, edhe atë në rr.”Pavle Iliç”, rr.”Strumiçka”, rr.”Resenska” dhe rr.”Vukovarska”.
Ky aksion do vazhdon edhe nesër me qëllim që hapsirat e uzurpuara të lirohen.
Nuk mund të thuash pastrova dhe jam rehat nëse dëmton oborrin e përgjithshëm të të gjithëve dhe nuk mund të thuash s’kemi parqe për të luajtur fëmijët kur ti je ai ose ajo që e kufizon këtë dëshirë, kërkesë dhe të drejtë!