Ardijan Muça: Viti 2019, vit i gjelbërimit të Shkupit

Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime” Ardian Muça në takimin e sotëm me gazetarë për nder të 58 vjetorit të Ndërmarrjes informoi për projektet e ardhshme të ndërmarjes.

Marketing

Pas 70 vitesh tërësisht do të rregullohet pjesa e dytë e parkut të qytetit nga Aleksandar Pallas deri te Luna Parkuka.
Poashtu tregoi se sivjet është paraparë të mbillen 12 mijë fidanë të rinj.

Ai ka informuar se Programi për vitin 2019 është votuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit për gjitha sipërfaqet e reja e që janë përtej 43 projekteve në të cilat do të punohet. Për një pjesë të tyre veçmë kanë bërë projekte. Për momentin punohet në pjesën prapa Filarmonisë, projekt i kompletuar të cilin e ka përpiluar Qyteti i Shkupit, me çka janë siguruar mjete prej rreth shtatë milionë denarë vetëm për rregullim hortikulturor.

Ka shtuar se viti i kaluar ka qenë vit i suksesshëm për Ndërmarrjen, ndërsa në vitin 2018 kanë pasur shtim të punës për 100 për qind.

“Nëse në vitin 2017 ka pasur 65 mijë metra katrorë sipërfaqe të gjelbra të rikonstruara, në vitin 2018 kemi pasur 127 mijë”, ka thënë Muça.