Ardit Çela kërkon rinumërim të votave në Qarkun e Beratit: Votat e LSI janë vjedhur

Drejtuesi i LSI për qarkun e Beratit Ardit Çela denoncoi sot faktin se sipas tij, numërimi i votave në qarkun e Beratit  është manipuluar.

Çela deklaruar se në 3 kutitë e fshatrave Drobonik, Bogdan dhe Ullinjas ka më shumë vota se votues.

Pas një takimi me përfaqësues të OSBE-së, Çela deklaroi se votat e LSI janë vjedhur. Ai kërkon rinumërim të qarkut Berat nga e para dhe për këtë arsye ka përgatitur edhe ankesën në KQZ.

Marketing

Ditën e sotme partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i vendosë sa më shpejt në dispozicion të dhënat teknologjike që janë aplikuar në zgjedhjet e së dielës.

Në letrën që e disponon Euronews Albania, LSI-ja ka kërkuar pamjet filmike të Qendrave të Votimit: kopje të pamjeve filmike të kamerave të qendrave të votimit për 5199 QV-të në rang vendi dhe kopje të materiali elektronik të 5199 pajisjeve PEI në rang vendi.