Argjentina dhe Kroacia në kërkim të finales, publikohen formacionet zyrtare

Argjentina dhe Kroacia synojnë që të sigurojnë kalimin për në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Marketing

Këto dy kombëtare do të përballen mesvete sonte në gjysmëfinale.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Lusail Iconic”.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë zbuluar edhe 11-shet startuese.

Vlen të theksohet se te Argjentina mungojnë sonte Acuna dhe Montiel, shkaku i kartonëve të verdhë, derisa te Kroacia nuk ka mungesa.