Arianit Koci uron Krishtlindjen me ajete kuranore

Të gjithë besimtarët e besimit katolik sot nisin festën e Krishtlindjeve.

Marketing

Avokati Arianit Koci ka uruar këtë festë duke uruar që ‘të na bashkojnë fetë’.

Madje ai ka zgjedhur ajete kuranore nga Sureja ‘Merjeme’, ku Zoti saktësoi dy ndër figurat më të nderuara të njerëzimit, Isaun dhe Merjemen, apo njohur në krishterizëm si Jezu Krishtin dhe Shën Marinë, transmeton Indeksonline.
Duke uruar për shumë mot të gjithëve, Koci ripërsëriti “Le të na bashkojnë fetë”.

Postimi i plotë:
Le të na bashkojnë fetë!
(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Zoti të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës”.

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme!
Zoti të jep lajmin e mirë për një [djalë] – emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemës, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Zotit.
Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjelli) – Zoti krijon ç’të dojë Vetë.

Kur [cakton] diçka, Ai vetëm thotë: Bëhu!” – dhe ajo bëhet”. Kur’an, 3:42,45,47
Në frymën e këtyre shenjave hyjnore të zbritura në Kur’anin Famëlartë, me të cilat Zoti shprehimisht saktësoi dy ndër figurat më të nderuara të njerëzimit – Isaun dhe Merjemen – Jezu Krishtin dhe Shën Maria!
Kjoftë livdue Jezu Krishti!
Për shumë mot të gjithëve!
Le të na bashkojnë fetë!